LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: Beogradi nuk mund të ndërhyjë në punët tona

Murtezaj: Beogradi nuk mund të ndërhyjë në punët tona

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe opozita duhet të qëndrojnë unike përballë përpjekjeve direkte të Qeverisë së Serbisë për ndërhyrje në punët e Kosovës.

Sipas Murtezajt, Beogradi nuk do të pyetet se kush dhe çfarë duhet të bëjë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Murtezajt:


“Përballë përpjekjeve direkte të Qeverisë së Serbisë për ndërhyrje në punët e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe opozita duhet të qëndrojnë unik.

Poashtu përfaqësuesit e serbëve në Kosovë duhet ta kuptojnë që në Prishtinë kryhen punët.

Beogradi as nuk do të pyetet dhe as dëgjohet asnjëherë, se kush dhe çfarë duhet të bëjë në Kosovë”, (sic.), ka shkruar Murtezaj. /Telegrafi/