Arsimit në Maqedoni tashmë një kohë të gjatë i duhen reforma thelbësore. Ato duhet të jenë të mirëfillta dhe të studiuara më së paku për 5 vjet radhazi. Kështu vlerëson profesori Xheladin Murati, i cili shton se zbatimi i një koncepti të ri dhe të shpejtuar shkon në dëm të zhvillimit psikofizik të nxënësve dhe zhvillimit të procesit mësimor.
“Ndryshimi rrënjësor do të ishte që nxënësit, tekstet shkollore të shkarkohen nga faktet e tepërta, të eliminohen përmbajtjet mësimore që nuk janë në funksion të zhvillimit të nxënësit dhe shkollës. Të hiqen historisizmat e tepruara, të hiqet materiali që nuk ka karakter zhvillimor. Kjo mund të bëhet lehtë sepse mund të bëhet korrigjimi i programit mësimor së pari mandej i librave shkollor”, deklaroi Xheladin Murati, profesor.
Profesori Murati ka drejtuar kritika edhe për vendosjen e gjuhës shqipe në konceptin e ri për arsimin fillor, si lëndë zgjedhore për nxënësit joshqiptarë. Murati kërkon që gjuha shqipe të mësohet nga klasa e katërt me dy orë në javë.
“Gjuha shqipe në këtë rast e ka fituar, siç propozojnë autorët statusin e një gjuhe të huaj që në fakt është qasje e gabuar. Gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë e mjedisit dhe të mësohet sikurse shqiptarët që e mësojnë gjuhën maqedone prej klasës së katërt nga dy orë në javë. Vetëm kështu mund të flasim për multikulturalizëm si koncept që promovohet në shoqërinë tonë a në fakt nuk realizohet në mënyrë burimore ashtu siç duhet”, u shpreh Xheladin Murati, profesor.
Derisa nxënësit do të jenë në pushimin dimëror, stafi mësimdhënës dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të dërgojnë ide dhe sugjerime për “Draft-Konceptin për Arsimin Fillor”. Draft-dokumenti me 48 faqe është postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit në pesë gjuhë, atë maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe. Për të përmirësuar përmbajtjen e dokumentit, sugjerimet dhe propozimet duhet të dërgohen deri më 20 janar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, policia zbardh ngjarjen: Sherr mes dy vëllezërve binjakë, plagoset nipi i mitur
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?