Murati: Ndër të paktat koalicione që kanë mbështetjen e votuesve është ai në Vushtrri, në mes VV dhe LDK-së
Ministri në detyrë, Hekuran Murati tha sot se ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri.
Murati në një postim në Facebook shkruan se shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre
“Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri.
Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë.
Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim”, shkruan Murati. /Telegrafi/






























