LAJMI I FUNDIT:

Murati e përqesh raportin e GAP-it për ndarjet buxhetore, e quan ‘dembeli intelektuale’

Murati e përqesh raportin e GAP-it për ndarjet buxhetore, e quan ‘dembeli intelektuale’
Foto: Arkiv

Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit për Buxhetin 2023 në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, AAK ka kritikuar ministrin e Financave Hekuran Murati për shkurtimin e buxhetit për komunat të udhëhequra nga ky subjekt.

Këtë konstatim të deputetit të kësaj partie, Besnik Tahirit e ka hedhur poshtë ministri Murati.

Ministri i Financave, theksoi se nuk është prekur asnjë shifër e buxhetit komunal.


“Të gjitha komunat ashtu siç e kanë dorëzuar buxhetin janë integruar në projektligjin e ndarjeve buxhetore për vitin 2023, dhe asnjë komune nuk i është prekur asnjë shifër. Kështu që jemi në përputhje të plotë me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike për sa i përket dizajnit të buxhetit”, tha ai.

Shefi i GP të AAK-së, Tahiri nuk u ndal me kaq, ai i rekomandoi ministrit Murati që t’i referohet raportit të Institutit GAP mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023.

“Ti, 58 për qind të buxhetit komunal ia përcakton qeveria qendrore, edhe në këto 15 për qind po dëshiron me ua marrë. Nuk është kështu. Shikoje more, raportin e institutit GAP, 1 për qind investime kapitale në komunat e AAK-së, 52 për qind të VV-së”, tha Tahiri.

Ndonëse, raportin e fundit të GAP, ministri Murati e përqeshi dhe e quajti “dembeli intelektuale”.

“Prapë je i pasaktë, e dinë edhe ti. Dembeli intelektuale është ai raport. Për 12 milionë është bërë ajo analizë në kuadër të 830 milionëve”, theksoi Murati.

Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për Buxhetin 2023 në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro, njofton KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori