LAJMI I FUNDIT:

Murati: Dy varre pranë e pranë për Jusufin e Kadriun në Prishtinë

Murati: Dy varre pranë e pranë për Jusufin e Kadriun në Prishtinë

Në 42 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ata duhet të varrosen në Prishtinë pranë njëri-tjetrit. “Në Prishtinë ku duhet të varrosen figurat qendrore të lëvizjes çlirimtare”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se 17 janari është prej atyre ditëve simbolike që lanë gjurmë në jetën e popullit shqiptar.

“Me këtë ditë në shekuj dhe periudha të ndryshme historike, vdiqën e ranë disa nga figurat që janë simbol i bashkimit. Më 17 janar 1468 vdiq Gjergj Kastriot Skënderbeu. Princi arbëror e mbreti i shqiptarëve me luftën, rezistencën e tij dhe bashkimin që u bëri krerëve të Arbrit të ndarë çimentoi krijimin e kombit shqiptar. Pa të, luftën e tij, bashkimin e krerëve arbëror dhe shërbimin që ia bëri Rilindjes Kombëtare vështirë se do të mund të mendoheshin shqiptarët ky komb që janë sot”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Më 17 janar 1982 në Gjermani u vranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusufi dhe Kadriu si dy krerë të organizatave të ndryshme patriotike çlirimtare, kishin punuar gjatë dhe ishin në rrugë të bashkimit të forcave patriotike shqiptare, pas demonstratave të vitit 1981 dhe represionit  të madh që pasoi në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare nën Jugosllavi. Sidoqoftë, rruga e bashkimit e trasuar nga Jusufi e Kadriu u realizuar për të kulmuar me bashkimin e të gjitha forcave patriotike progresive rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me luftën e saj krijoi rrethanat për çlirimin Kosovës dhe pavarësimin e saj. Ishte profetike ajo që Zëri i Kosovës shkruante në vitin 1982 me rastin e vrasjes së dëshmorëve: ‘Tre ranë mijëra u ngritën’. Nuk kishte diçka më profetike për të paralajmëruar pranverën e vitit 1998, rënien e Adem Jasharit me familje dhe fillimin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së”

Më tej ai ka pyetur, “Po sot ku janë dy simbolet e bashkimit?”.

“Të ndarë në varre ata që jeta i kishte bashkuar në punë, përpjekje, angazhim e vdekje. Për turpin tonë njëri në Dubovik të Deçanit e tjetri në Gjilan. Ata jo vetëm që e kanë vendin pranë njëri-tjetrit, por te dytë e kanë vendin në Prishtinë, e bashkë me ta edhe bashkudhëtari i tyre Bardhoshi. Në Prishtinë ku duhet të varrosen figurat qendrore të lëvizjes çlirimtare. Aty ku duhet të vijnë edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Fadil Vata, Ali Ajeti, Zahir Pajaziti e Hyzri Talla, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Mujë Krasniqi, Agim Ramadani e Remzi Ademi, Ismet Jashari e Astrit Suli, Gursel e Barjam Sylejmani e shumë e shumë figura të tjera qendrore të lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Të vijnë e të jenë pranë shokëve të armëve Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Iliri Konushevcit e Isa Kastratit, Agron Rrahmanit e Bahri Fazliut. Të jenë afër Adem Demaçit. Të vijnë në Prishtinë e të ketë mundësi t’i nderojë bashkërisht krejt Kosova, të gjithë shqiptarët, e njerëzit anë e kënd botës që vizitojnë vendin tonë. Sepse këto figura nuk janë vetëm simbole të lirisë sonë, por me përpjekjet e tyre kanë vendosur gurë të rëndësishëm në ngrehinën e lirisë së njerëzimit”.

“Adem Jashari dhe Prekazi do të duhej të mbeteshin të paprekura për shkak të simbolikës së sakrificës që simbolizojnë fillimin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së, ndërsa të tjerët do të duhej të vinin në Prishtinë në një Panteon të figurave qendrore të lirisë së vendit”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori