"Ekzistojnë çështje, të cilat sipas nesh janë kyçe për stabilitetin e rajonit. Jemi optimistë, madje edhe nëse kemi mospajtime rreth Kosovës. Por mendojmë se është më e rëndësishme të kujdesemi për stabilitetin e Ballkanit dhe të ardhmen e njerëzve në rajon", ka thënë Munter për agjencitë serbe të lajmeve, njofton Radio Evropa e Lirë.

Lidhur me misionin e BE-së në Kosovë, Munter ka thënë se EULEX-i ka mbështetje në rezolutën 1244 dhe është hap i rëndësishëm i BE-së për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

"Konsiderojmë që do të kontribuojmë ashtu që do t'i japim gjykatësit dhe policët tanë që të ndihmojnë në sundimin e ligjit. Duam që serbët, shqiptarët dhe të tjerët të jenë të mbrojtur, të ndihen të sigurt dhe të kenë të drejtë për të ardhmen e tyre", ka thënë ambasadori amerikan, Munter.