LAJMI I FUNDIT:

Munishi i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mbyllëm një javë fantastike me nëntë pikë të fituara

Munishi i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mbyllëm një javë fantastike me nëntë pikë të fituara

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Llapit në kuadër të javës së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.  

Prishtina mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me rezultat 2-0 falë golave nga Leotrim Kryeziu dhe Endrit Krasniqi.

Kjo fitore e ka lumturuar trajneri Munishi, i cili ka thënë si është mirë kur e mbyll javën me nëntë pikë, ndërsa fitoren ia dedikon futbollistëve të tij.


“Secila fitore është e madhe. Kundërshtari sot ishte mjaftë i mirë. Llapi e tregoi ndeshjen më të mirë deri tani. Patëm pak fat. Por kur fitohet ndeshja është mirë”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Sot Kreshnik Uka luajti fantazi, Leotrim Kryeziu po ashtu, ndërsa Shefit Shefiti po e merr formën çdo ditë e më shumë. Kjo është e mirë për Prishtinën pas rezultateve jo të mira që i patëm”.

“Djemtë kanë karakter dhe këto janë rezultat i punës së palodhshme. Është kënaqësi të jesh lojtar, tifoz dhe trajner i Prishtinës”.

“Shënuam gol duke shkuar në zhveshtore. Pastaj në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë që ishte gol i qetësisë”.

“Fitoren sot ia dedikoj lojtarëve sepse kanë dhënë shumë mund. Ka qenë javë fantastike. Për një javë t’i fitosh nëntë pikë është fantastike”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori