Dukagjini dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, por edhe me fund dramatik, ku Gerhard Progni i Gjilanit humbi penalltinë.


Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes për Art Sport, në lidhje me barazimin.

Ai ka thënë se iu ndodh që edhe lojtarëve më të mirë të humbasin penalltinë.

gjilani  1

“Normalisht sot kundërshtari bëri një lojë të jashtëzakonshme. Më gëzon fakti që nuk dorëzohemi deri në minutën e fundit. Penalltia e humbur ju ndodhë edhe lojtarëve më të mirë, Gerhard Progni ka qenë lojtari ynë kryesor", tha Munishi.

Tutje trajneri i Gjilanit ka përgëzuar ekipin vendas për lojën e treguar dhe tha se është i kënaqur me një pikë të fituar.

"Dukagjinin e përgëzoi për lojën, jemi të kënaqshme edhe me një pikë ndaj një kundërshtari sikurse Dukagjini. Është një ekip që po lufton, i organizuar shumë mirë dhe asnjë skuadër nuk do ta ketë lehtë”, tha Munishi. /Telegrafi/

telegrafi sport app