LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Gol fantazmë, u shkelën rregullat e futbollit

Munishi: Gol fantazmë, u shkelën rregullat e futbollit

Prishtina e nisi mirë sezonin pranveror kur triumfoi në Kupë ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 3-1.

Por në ndeshjen e parë në kampionat, kryeqytetasit u mposhtë me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një autogol i Mërgim Pefqelit që ishte vendimtar në këtë sfidë. Por për golin e pranuar pati shumë polemika në fushë.


Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi e ka quajtur gol fantazmë dhe ka thënë se pritet reagimi i klubit.

“Skuadrën e thirra që ta qetësojë. Sot ishte vështirë të fitohet këtu. E kam dëgjuar me veshët e mi që gjyqtari fishkëlloi. U ndal loja dhe më pas u shënua goli. Pra u shkelën rregullat e futbollit. Gol fantazmë. Nuk ekzistoi”, ka thënë Munishi pas ndeshjes.

Dukagjini i hakmerret Prishtinës për eliminimin nga Kupa, e mposht në kampionat
Lexo po ashtu Dukagjini i hakmerret Prishtinës për eliminimin nga Kupa, e mposht në kampionat

Tutje Munishi deklaroi se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, derisa nëse çdo gjë do të ishte korrekte do të kishin më shumë pikë.

“I përgëzoi lojtarët për angazhim. Fusha e rëndësuar. Nuk kishte kushte për pasimin e fundit, ishte vështirë. Lojtarët e bënë detyrën e tyre, por një herë e përgjithmonë duhet të rregullohen gjërat. Nuk shkon kështu”.

“Kemi skuadër shumë të mirë, kemi bërë punë të mirë. Po të ishte çdo gjë korrekte do të kishim pikë edhe më shumë. Por jetojmë në këto kushte. Duhet të rregullohen gjërat, kjo është e tepërt”, ka shtuar trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori