Gjilani ka marrë një fitore të madhe në kuadër të xhiros së 21-të në BKT Superligë, ku ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1.

Skuadra e Ismet Munishit fitoi falë dy penalltive të realizuara nga Gehrard Progni, teksa Mentor Zhdrella realizoi për mysafirët.


Kjo fitore e mbanë Gjilanin në krye të tabelës së bashku me Ballkanin me nga 42 pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se skuadra e tij fitoi me pak fat, pasi nganjëherë arrin fitore edhe kur nuk luan mirë.

“Kishim pak fat, pasi Dukagjini krijoi rastet e veta. Por kështu e ka futbolli, nganjëherë nuk e do. Fituam duke u mbrojtur dhe duke sakrifikuar".

munishi e1632073154755

Gjilani me fitoren ndaj Dukagjinit e qon në 18 numrin e ndeshjeve pa humbje mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës.

"Jam i kënaqur me rekordin që kemi vendosur dhe kjo seri në aspektin psikologjik na ndihmon shumë".

"Një fitore me një lojtar më pak në fushë, është fitore e madhe. Fizikisht jemi një skuadër e mirë, kemi lojtar me përvojë të madhe dhe kualitet të jashtëzakonshëm".

Ismet Munishi

"Dukagjini bëri një ndër paraqitjet më të mira prej se është në Superligë dhe më vjen keq, pasi luajtën mirë. I inkurajoj Armend Dallkun dhe Dukagjinin të vazhdojnë tutje dhe t’i marrin ndeshjet një nga një. U dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Munishi.

Gjilani ndeshjen e ardhshme e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Dukagjini luan në Drenas përballë Feronikelit.  /Telegrafi/

telegrafi sport app