LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e teksteve, pedagogët kërkojnë përgjegjësi nga MASH-i

Mungesa e teksteve, pedagogët kërkojnë përgjegjësi nga MASH-i

Mungesa e teksteve shkollore në shkollat e mesme dëmton rëndë nxënësit në nxënien e dijes, por vështirëson edhe punën e profesorëve gjatë notimit të tyre. Kompensimi i dy muajve që nxënësit kanë mësuar pa tekste nuk është i mundur, andaj edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë llogari për këto lëshime, thotë profesori Xhelal Zejneli. Ai shton se, nxënësit nuk kanë fare leverdi nga mësimi me anë të diktimit.

“Jashtë librit dhe jashtë tekstit shkollor, qoftë tekst i filloristëve, të mesmeve apo universitar, çdo gjë bie në ujë dhe nuk ka kurrfarë vlere apo peshe. Ligjërimi me shënime është metodë e vjetruar dhe e dalë nga përdorimi dhe nuk është në shërbim të nxënësit por në dëm të nxënësit. Për punën e mos kryer gjithnjë duhet të mbahet përgjegjësia. Në shtetin ku vepron ligji për punën që nuk e kryen një person apo një institucion, kreu i institucionit duhet të mbaj përgjegjësi. Këtu s’ka diskutim”, u shpreh Xhelal Zejneli, profesor.

Pedagogu Zulqufli Ziberi, thotë se, kjo është një mungesë e cila nuk kompensohet. Mënyra e vetme është ardhja të shtunën për t’i kompensuar këto humbje, por kjo gjë është jashtë Ligjit.


“Pa tekstet, mungon suksesi në mësim, tek dija e nxënësit, pra pa tekste nuk e arrin dot suksesin që duan ta arrijnë nxënësit. Ata duhet t’i dorëzojnë në kohë librat sepse me ligj është e ndaluar të kompensohen të shtunave”, tha Zulqufli Ziberi, pedagog.

Në pesë shkollat e mesme në Tetovë, edhe dy muaj pas fillimit të vitit shkollor, mungojnë mijëra libra, gjë kjo që alarmoi edhe unionin e nxënësve të cilët paralajmëruan edhe protesta, në rast të heshtjes së ministrisë për zgjidhjen e këtij problemi./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=szLchuJcrKQ

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori