Mungesa e gjumit mund t’ju vret – ja si ndikojnë në tru dhe trup më pak se 7 orë gjumë

Rreth 33% të të rriturve amerikanë nuk flenë mjaftueshëm, dhe problemet me gjumë mund të kenë pasoja serioze për trurin dhe trupin tuaj.
Shumica e njerëzve mendojnë se mund t’ia dalin kur flenë më pak se shtatë orë brenda një nate – sasia e rekomanduar nga doktorët për shumicën e të rriturve – ose thonë se duhet të flenë më pak për shkak të obligimeve familjare dhe atyre të punës, transmeton Telegrafi.
Edhe i pari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, së fundmi e kishte pranuar në një intervistë për ‘The New York Times’ se orët e gjata duke punuar janë duke ndikuar në mirëqenien e tij dhe miqtë janë duke u brengosur për të.
Kjo kishte ndikuar që Arianna Huffington të publikonte një letër të hapur drejtuar Musk-ut rreth orarit të tij të gjumit, duke i thënë se ai është duke e demonstruar një mënyrë joefiçiente dhe antishkencore të të shfrytëzuarit energjinë njerëzore.
Përgjigja e Musk, në orën 2:30 të mëngjesit, kishte qenë: “Sapo u ktheva në shtëpi nga puna. Nëse mendon se kjo çfarë bëjë unë është opsionale, atëherë e ke gabim”.
Siç duket, Musk e kupton se 120 orë punë në javë vërtet se janë të dëmshme.
Matthew Walker, neuroshkencëtar dhe ekspert i gjumit, më parë kishte thënë për ‘Business Insider’ se aq më pak që flini, aq më pak jetoni.
Shumica e të rriturve duhet t’i bëjnë shtatë deri në nëntë orë gjumë, ndërkaq fëmijët duhet të flenë edhe më shumë, ndonëse kjo sasi varet nga personi në person.
Pavarësisht orës tuaj të trupit, mungea e gjumit do t’ju shkaktojë probleme fizike dhe mendore.
Këto janë disa prej pasojave shëndetësore që jua sjell mungesa e gjumit:
– Mungesa e gjumit është e ndërlidhur me një rrezik më të lartë të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të zorrës së trashë dhe të gjirit
– Lëkura nuk shërohet aq mirë nga dëmet kur jeni të lodhur, e kjo shpie në plakje më të shpejtë të lëkurës
– Personat e lodhur e kanë më të vështirë t’i kontrollojnë impulset e tyre, potencialisht kjo shpie në sjellje të pashëndetshme dhe shtim të peshës
– Personat ndihen më të vetmuar pas netëve pa gjumë, dhe vetmia vetëm sa e vështirëson rënien në gjumë
– Përgjumja e vështirëson procesin e të mësuarit dhe e pengon kujtesën afatshkurtër
– Problemet afatgjata me gjumë e dëmtojnë edhe kujtesën afatgjate
– Një numër i madh i studimeve e ndërlidhin gjumin e keq me shenja të Alzheimerit në tru
– Rreziqet e sëmundjeve të zemrës rriten kur nuk flini mjaftueshëm
– Personat që nuk flenë mjaftueshëm e kanë kohën më të ngadaltë të reagimit
– Gjumi ju nevojitet për t’i forcuar muskujt. Pa gjumë shfaqet atropia e muskujve
– Mungesa e gjumit është e ndërlidhur me dhimbje të kokës, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri