Petrit Kuçana
Është më shumë se koklavitje, zbërthimi i saktë i frazeologjisë për ministrinë e re ideuar nga kryeministri Edi Rama për qeverinë e ardhshme; “Ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve”.
Edhe caktimi i Pandeli Majkos, megjithë staturën e tij prej politikani përgjithësisht të pëlqyeshëm, vetëm sa e ngatërron më shumë perceptimin pa llogaritur këtu terminologjinë “ministër shteti”, që mesa duket arnon më së miri mangësitë e emërimeve të mëhershme “ministër pa portofol”.
Nuk duhet aq shumë guxim për të ngritur pikëpyetjen se a ka vërtet (pra a do të ketë) Ministri për Diasporën?
Duket e mirëllogaritur nga kryeministri Rama një strategji e tillë, që hiç më pak apo më shumë na kujton të famshmin Samit i Diasporës, që sot e kësaj dite askush nuk mund të numërojë një produkt, arritje, sukses përveçse lakimeve nëpër lajmet e atyre ditëve (më pat çu nana me la gojën)!
Megjithëse kryeministri ka premtuar (për të disten herë) se këto zgjedhje do të jenë të fundit në të cilat emigrantët të mos kenë të drejtën e votës, duket se ka një aspekt që do i heqë çdo “justifikim” të gjendur katër vite më parë, kur premtoi të njëjtën gjë, por që na doli se mërgata shqiptare nuk na paskërka qenë e regjistruar.
E bash për këtë punë duket se kryeministri, për kijamet nuk kumtoi lajmin e madh për diasporën në deklarimin e tij dhe mjegulla për këtë post u shtua me hutimin e Majkos që u bë lajm.
Mbetet e kuptueshme edhe përkujdesja e disa mediave për të plotësuar risinë e kabinetit të ri, duke e quajtur ekskluzivisht Majkon si ministër të Diasporës, duke bërë që të vërshojnë përshëndetjet që erdhën nga mërgimtarët, të cilët shikojnë tek Majko shpëtimtarin e çështjes së tyre, njësoj siç bartnin çantat e kuqe të Samitit të Diasporës nëpër rrugët e Tiranës.
Rikthimi i Pandeli Majkos në postet ekzekutive me patjetër që përbën lajm jo vetëm për nostalgjikët, apo shqiptarët e matanë Drinit. Më optimistët do të mund ta shohin “ministrin e ri” si koordinator të punëve të shqiptarëve në Ballkan, çka do të ishte vërtet një mision historik në vetvete. Mbase Majko nuk do të mund t’i japë fund “harresës reale” së Tiranës zyrtare për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan, por së paku do të mund të shmangen rastet kur në zyrën e Ramës do të nënshkruheshin marrëveshje siç ndodhi me shqiptarët e Maqedonisë, që do të vazhdojnë të përmenden më tepër si gafa diplomatike. Se sa hapësira do të ketë dhe a do të mundet Majko të jetë një kujdestar i mirë, kjo do të mbetet të shihet.
Pesimistët do ta shikojnë Majkon si një lloj sekretari të Ramës, të pafuqishëm për të marrë vendime që më shumë do të gjeneronin konflikt të brendshëm brendapartiak, sesa punë konkrete, ku mund t’u jepet fund sukseseve me fotot e bukura në tavolinat e mirëstolisura të mbledhjeve të përbashkëta të qeverive shqiptare, apo gjysmë shqiptare në rajon.
Përsa i përket diasporës Majko duhet të nisë punën me themeli, pasi as ai as shefi i tij, nuk kanë kë të fajësojnë qoftë edhe për mos-bërjen e asgjëje për diasporën në katër vitet e kaluara. “Të bërit shtet” asesi nuk mund të perceptohet pa diasporën, thjeshtësisht si zbatimin i nenit 8 të Kushtetutës së Shqipërisë. Regjistrimi i diasporës mbetet sfidë në vete dhe “diplomacia e leshtë” nuk mund të zhveshë gëzofin e vjetruar dimëror në ndërmarrjen e nismave, qoftë ato ekonomike pa emigrantët, pra shqiptarët që deri më sot në pjesën më të mirë të tyre, nuk kanë arritur të depërtojnë muret korruptive të zyrtarëve që “duan kafenë”, qoftë edhe për të investuar në atdhe. (Mbase nuk duhet “reklamuar” shumë shifra frikësuese e mbylljes së bizneseve në Shqipërinë e etur për investime).
Mbetet kryekëput zhgënjyese “Ministria e Shtetit për Shqiptarët jashtë”, pasi eksperimentet e mëparshme si ministri rezultojnë të dështuara dhe mbase kurrkush nuk ka mundur që në mbamendjen e tij, të ketë rezervuar qoftë edhe ndonjë lajm apo bëmë nga Ministret e Shtetit; Harito (ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike) , apo Felaj (ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë).
Nëse do të shihej me seriozitet diaspora, jo vetëm që do të kishte Ministri të Diasporës, por do shikohej me prioritet nga kryeministri qoftë në buxhet, departamente, staf etj.
Kurrsesi Majkon nuk mund ta perceptojmë si zogun shëtitës nëpër folezat shqiptare nëpër botë, sesa themeluesin e strategjive që do të krijojë hapësirat dhe mundësitë e bashkëpunimit me spektatorët e mëdhenj, me të harruarit e mëdhenj. Diaspora pret tashmë që t’i këputet laku i mos-vëmendjes, anashkalimit, harresës dhe të jetë së paku si vendet fqinjë; pra të ketë të drejtën e votës në vendet ku jeton. Kjo mbetet imperative.
Nëse terminologjia “ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve” mbetet mbulojë e përkryer e kryeministrit Rama, një pyetje do të jetë non-stop e ngritur mbi karrierat e reja dhe të vjetra. A do të mund të jetë Majko ministër i Diasporës?
Gjithçka mbetet për t’u parë, por Majko duhet të vetëdijesohet se diaspora është shumë më shumë se një karrierë ministri cilido qoftë ai, shumë më shumë se një fjalim demagogjik ose jo në Parlament… Diaspora është histori.
Mbetet e papranueshme qasja e deritanishme apo qoftë edhe “ngatërresa e fundit”, ku nuk u bë një ministri ekskluzivisht për diasporën, aq më tepër kur të merret vesh se buxheti i kësaj Ministrie, do të jetë më i vogël se ai i një OJQ-je shqiptare në Londër.
Një gjë është e sigurt: nga ministri Majko dhe qeveria pritet shumë, pasi tashmë s’do të mund ta ketë fajin as Saliu as hisetarët e tepsisë dhe do të jetë i papranueshëm çdo lloj justifikimi i Ministrit të ri për barutin e lagur…
Kurrsesi nuk do të donim që ta shikonim atë si diellin “që shumë po shndrit e pak po nxeh”…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?