Ballkani ka imazh te keq. Kryesisht, imazhi i këtij rajoni lidhet me luftë, prapambeturi, pasiguri dhe krim. Ky imazh është aq i keq sa që Sllovenia, si vend i rajonit, mundohet të paraqitet si shtet i Evropës Lindore.
Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, kur ngritja e nacionalizimit rrëzoi regjimet komuniste në Evropën Lindore, në Ballkan kjo e shkatërroi Jugosllavinë në mënyrën më të keqe te mundshme, me gati 300 mijë viktima dhe me miliona refugjatë. Këto luftëra, edhe pse e fundit ka mbaruar para 20 vjetëve, janë ende në mendjet e njerëzve.
Në këtë rrafsh, Kroacia ka arritur që të ndërrojë perceptimin, pasi tashmë është pjesë e BE-së. Kroacia ka punuar shumë për të ikur nga ky imazh. Për shembull, ka qenë politikë shtetërore që bombardimi i Dubrovnikut nga forcat Jugosllave të dominuara nga Serbia, të mos jenë narrativë dominuese e qytetit. Ndoshta një narrativë e tillë do t’i ndihmonte politikës ditore, mirëpo do ta lidhte Kroacinë me luftën. Mendoj se në këtë pikë Kroacia kishte marrë një vendim të mirë.
Për Kosovën dhe Shqipërinë, situata është ndryshe. Kosova ende shikohet si vend i pasluftës, përderisa Shqipëria si një vend i krimit dhe rritjes së kanabisit. Ajo që dua të them unë në këtë përmbledhje të shkurtër është se si ndihmohet turizmi me këtë imazh negativ.
Janë tri gjëra që i kam veçuar: pritjet e vizitorëve, kureshtja dhe ndikimi i këtyre dyjave në media.
Pritjet: Në përgjithësi, njerëzit ose nuk kanë ose kanë pritshmëri shumë të ulëta kur vizitojnë Kosovën. Përparësia e kësaj është se ofrimi i shërbimit që tejkalon pritshmëritë nuk është shumë i vështirë. Një drekë e papërkryer në Zvicër do të vërehej nga një klient. Në Kosovë, përderisa ofrohen shërbimet themelore me një buzëqeshje, klientët janë të kënaqur. Kosova si vend ofron normalitet: ka hotele, ka njerëz që flasin anglisht, ka njerëz të përkushtuar që e bëjnë punën e tyre me shumë dashuri, dhe këto veçori të një vendi normal godasin paragjykimet e atyre vizitorëve që vijnë.
Kureshtja: Bota ka mjaft njerëz kuriozë që të bëhen ketë turistë për Kosovën. Imazhi, fjalët, historia, ideja se po shkohet diku ku shkojnë pak njerëz, tërheqin vizitorët për vendin tonë. Imazhi i keq është më mirë se mosekzistenca e imazhit, së paku sa i përket kësaj teme. Shumë njerëz që vizitojnë Ballkanin do ta kthejnë rrugën për të bërë një vizitë të shkurtër në Kosovë vetëm pse ajo është aty dhe ata kanë lexuar lajme për të dhe për luftën atje.
Mediat janë gjëja e tretë që dua ta përmend. Dy pikat më lartë, pritshmëritë e ulëta dhe kureshtja vlejnë edhe për mediat. Edhe gazetarët, si tërë bota e ndonjëherë edhe më shumë se mesatarja e njerëzve, janë kureshtarë dhe kanë pritshmëritë e veta për vendet që vizitojnë. Gazetarët e udhëtimeve lexojnë lajme politike, krijojnë një imazh dhe vizitojnë vendin. Befasia e “normalitetit të Kosovës” dhe imazhi negativ e tërheqin paraqitjen e vendit në mediat ndërkombëtare edhe nga aspekti i turizmit. Në këtë rrafsh dua të përmend dy raste: Para një viti Financial Times, e udhëhequr nga kompania jonë, ka bërë një shkrim prej një faqeje të plotë. Kjo menjëherë u reflektua në më shumë vizita tek ne dhe ngritje të reputacionit të rajonit. Autorin e kishte tërheq emri Bjeshkët e Nemuna të cilat pas vizitës më me dëshirë do t’i quante Bjeshkë të Bekuara. Rasti i dytë është prodhimi i dokumentarit të udhëtimeve nga fituesja e dyfishtë e shpërblimeve EMI, Ashley Corbin, e cila në këtë cikël të dokumentarëve ka zgjedhur vetëm dy shtete nga kontinenti i Evropës, Francën dhe Kosovën. Në të dy rastet duhet falënderuar Qeverinë zvicerane që përkrah projektin PPSE që është shndërruar në motor të zhvillimit të turizmit në Kosovë.
Shqipëria, nga ana tjetër, ka shfrytëzuar imazhin negativ të krijuar nga filmi “Taken” duke e ftuar aktorin kryesor, Liam Neeson, të vizitojë Shqipërinë që të mësojë për bukuritë dhe njerëzit e mirë atje.
Për ta përmbledhur, dua të them se imazhi, ta quajmë problematik, në turizmin e sotëm mund të jetë resurs aq sa është edhe pengesë në zhvillim. Mirëpo, duke pasur parasysh se reputacioni është një gjë që ndryshon ngadalë dhe vështirë, gjithmonë duhet pasur kujdes në krijimin e politikave në këtë drejtim.
(Ky tekst është pjesë e prezantimit të autorit në Forumin Botërorë të Turizmit që mbahet në Luzern. Autori ka bërë këtë prezantim në ngjarjen paralele të forumit, Paqja dhe Turizmi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite