“Mund të riktheheni sërish bashkë?”, Donald Veshaj thyen heshtjen teksa flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

Ata janë një nga çiftet që u komentuan mjaft shumë për marrëdhënien e tyre, por që tashmë prej muajsh janë të ndarë.
Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe Donald Veshajn, të cilët duket se i dhanë fund lidhjes së tyre muaj më parë.
Megjithëse prezantuesi prej disa ditësh është bërë pjesë e Big Brother VIP, ai së fundmi ka qenë pjesë e një sfide së bashku me Palomën.

Paloma e ka pyetur fillimisht për lidhjen dhe më pas për ndarjen nga Bora. Ai ka treguar se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që ‘mbaroi intervista’.
Pjesë nga biseda e dyshes:
Paloma: As xhelozia? Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy. Paloma: Ti e vuan tani? Donaldi: Jo…tani jo. Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz… Donaldi: Jo, jo. Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive. Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora) Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes? Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë. Paloma: Ti doje më shumë vëmendje? Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë. Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë? Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista. Paloma: Flisni me mesazhe apo jo? Donaldi: Mbaroi intervista. /Telegrafi/






























































