LAJMI I FUNDIT:

A mund të ngelni shtatzënë përmes seksit anal?

A mund të ngelni shtatzënë përmes seksit anal?

Seksi anal mund t’ju duket bast më i sigurt, kur nuk dëshironi të ngelni shtatzënë.

Megjithatë, nëse nuk po përpiqeni të bëni fëmijë, duhet t’i kushtoni vëmendje këtij paralajmërimi, shkruan Metro.co.uk.

Po, mund të mbeteni shtatzënë nëse bëni seks anal. Ndonëse mundësia që të ngeleni shtatzënë është e ulët, kjo mund të ndodh.


Kjo shtatzëni mund të ndodh për një ose dy arsye që njihen në mjekësi si kontaminim i kryqëzuar ose keqformim kloakal.

Çfarë është keqformimi kloakal?

“Keqformimi kloakal” është një çrregullim i rrallë kongjenital ku rektumi, vagina dhe trakti urinar shkrihen në një kanal të vetëm të përbashkët në vend që të kenë hapje të ndara”.

Kështu së paku thotë mjeku i përgjithshëm Donald Grant, njëherësh këshilltar i lart klinik në The Independent Pharmacy.

Kjo do të thotë se nëse do të përpiqeshit të bëni seks anal, ju lehtësisht mund të ngelni shtatzënë.

“Kjo çrregullim kompleks zakonisht kërkon ndërhyrje kirurgjikale menjëherë pas lindjes për të krijuar hapje të veçanta dhe për të korrigjuar anomalitë anatomike”, shton ai.

Ky çrregullim prek një në çdo 50 mijë lindje, që do të thotë se me rreth 700 mijë foshnja të lindura në Britani çdo vit, 14 prej tyre mund të preken nga ky çrregullim.

Por, ka pasur një rast të keqformimit kloakal që ka çuar në shtatzëni. Në vitin 2016, Dr. Brian Steixner, një urolog në Jersey Urology Group në Atlantic City tha për Men’s Health se në fakt kishte trajtuar një grua shtatzënë me çrregullimin e rrallë kur ishte student i mjekësisë.

Në trend Femra

Më shumë
Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Këshilla dhe arsye
Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Në çift
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Fantazia që i mbron: Si krijojnë fëmijët një botë ku nuk ka vend për brenga

Fantazia që i mbron: Si krijojnë fëmijët një botë ku nuk ka vend për brenga

Fëmija juaj
Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Doni të fshehni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Doni të fshehni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Flokë dhe stil
Kalo në kategori