LAJMI I FUNDIT:

Mund të mos keni dëgjuar për raketat MANPADS, por ato po luajnë rol kyç në luftën kundër Rusisë

Mund të mos keni dëgjuar për raketat MANPADS, por ato po luajnë rol kyç në luftën kundër Rusisë

Sistemi mobil i mbrojtjes kundërajrore MANPADS apo raketat STARStreak, po luajnë rol shumë të rëndësishëm në luftën e Ukrainës.

Këto raketa janë shkrepur nga kraharori, tipike për Stingerin amerikan, efikase janë për aeroplanët që fluturojnë ulët dhe në një rreze prej pak kilometrave, transmeton Telegrafi.

Nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raketa me sukses po ndërprenë operacionet nga ajri. Tani ushtria ukrainase është pajisur me një model më të avancuar të raketës STARStreak, që kanë ardhur nga Britania e Madhe.


Analistët ushtarakë ishin konfuz, kur Rusia nuk arriti të shkatërrojë rrjetin ukrainas të raketave më rreze të gjatë veprimi në fillim të luftës. Edhe pse disa janë shkatërruar, S-300 vazhdojnë punën, duke i detyruar aeroplanët rusë të fluturojnë ulët për të shmangur radarët.

Çfarë janë në të vërtetë raketat MANPADS?

U prodhuan kah mesi i shekullit XX, MANPADS përdorin gjurmues infra të kuq për hyrjen në gypat e nxehtë të motorëve. Për këtë, aeroplanët dhe helikopterët hedhin në ajër një lloj rakete mashtruese, për t’ia tërhequr vëmendjen raketave që i kanë për objektiv këto fluturake.

https://www.youtube.com/watch?v=P-Hq9Tc9FwM

E derisa Stingerët janë dëshmuar në luftëra të shumta, STARStreak në Ukrainë erdhi në fillim të marsit, dhe ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në luftë.

Pavarësisht që janë zhvilluar gjatë shekullit XX, ajo çfarë është e pazakontë për këtë lloj rakete është që nuk kërkojnë ekskluzivisht nxehtësinë, por të ashtuquajtur “kërcimtarët”.

https://www.youtube.com/watch?v=IxT6czbQnLM

Kur operatori lanson raketën, ajo e ndjek objektivin me laser – që i bie se gjasat për të mos e goditur cakun janë shumë të vogla. Prodhuesit e STARTStreak e quajnë raketë me shpejtësi të madhe që vërtetë është vështirë të mos e godasë cakun. Ndryshe nga Stinger, nga koka e STARTStreak nxjerr nga koka tri shigjeta, secila prej tyre peshon 900 gramë.

Ajo hapen dhe fluturojnë në formacion, duke përcjell së bashku me laserin lëvizjen e raketës. Ajo mund të depërtojë në karrocerinë e helikopterit dhe të shpërthejë brenda kabinës – duke i shkaktuar dëme tejet të mëdha.

Raportet e ushtrisë ukrainase kanë treguar se STARStreak tashmë ka rrëzuar helikopterin rus Mi-28. /Telegrafi/