Mund të ju ketë ikur reagimi i Billy Gilmour kur Christian Pulisic turpëroi lojtarët e Sheffieldit në FA Cup
Kamerat kanë arritur të kapin Billy Gilmourin në reagimin e tij në driblimin që bëri Christian Pulisic në përballjen me Sheffield Unitedin në FA Cup.
Një auto-gol nga Oliver Norwood dhe Hakim Ziyech, ndihmuan blutë që të kalonin në gjysmëfinale të trofeut të dytë më të madh në Angli.
Pulisic u shpall lojtari i ndeshjes, derisa solli disa paraqitje që i ka impresionuar edhe bashkëlojtarët.
Një moment i tillë ishte edhe kur 22-vjeçari amerikan kaloi përballë mbrojtjes së Sheffieldit, duke krijuar lëvizje fantastike.
Nga ajo çfarë bëri, Billy Gilmour ngriti duart në qiell, duke bërë me shenjë se veprimi i bashkëlojtarit të tij ishte brilant. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























