I fshehur mes kodrave të fshatit , duket sikur dëshiron të fshihet nga diçka e të mbijetojë, ashtu sic mbijetoi përgjatë katër shekujve.
Është mulliri më i vjetër i fshatit Mramor, por edhe i rrethinës. Madje thuhet se me ndërtimin që ka, nuk mund ta gjesh edhe një të tillë në Kosovë.
78 vjeçari, Feti Gashi, banor i fshatit, është ai i cili kujdeset më shumë për të. Ai ka thënë se dëshiron që të ruajë këtë mulli, për mirësinë që dikur iu kishte dhënë.
“Ky mulli, siç flitet ka rreth 400 vite që është ndërtuar. Kanë jetuar në këtë vend tre vëllezër. Pasi janë ndarë ata janë shpërndarë dhe flitet se ata e kanë ndërtuar këtë mulli”, tregon Feti Gashi.
“Mulliri i Suteskës”, ashtu siç njihet edhe nga banorët e fshatit, iu shërbeu shumë banorëve, madje në kohët më të vështira.
Feti Gashi ka thënë se prej tij janë ushqyer gjeneratë pas gjenerate, andaj jo vetëm për të, por për gjithë fshatin ka një rëndësi të madhe.
“Gjithmonë ka qenë në funksion. Të parët tanë nuk kanë mundur të jetojnë pa këtë mulli. Gjithë bereqetin që e kanë mbledhë e kanë e kanë bluar te ky mulli. Ky mulli ka vlerë shumë. Por vlerën më të madhe e ka pasur në luftën e fundit. Ka pasur ujë atëherë dhe nuk është ndalur asnjëherë”, thotë për RTV Dukagjinin, Feti Gashi.
Mulliri, ruan ende karakteristikat e ndërtimit me gurë, ndonëse muret dhe pullazi i janë vjetruar.
Ndërsa ai që i ka mbetur çdoherë besnik, është rrjedha e ujit të përrockës pranë tij, që nuk ndalë asnjëherë zhurmën e gurgullimës.
Mulliri katërqind vjeçar, ka mbetur monument i rëndësishëm, i banorëve të këtij vendi.
Sipas Feti Gashit, historinë dhe rëndësinë e këtij mulliri mundohen që t’iu tregojnë edhe gjenertave të reja, në mënyrë që ata të kujdesen dhe të mbijetojë edhe shekujve në vazhdim./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova