LAJMI I FUNDIT:

Muharrem Xhemajli, kandidat i PDK-së për deputet

Muharrem Xhemajli, kandidat i PDK-së për deputet

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli pritet që të jetë kandidat nga radhët e PDK-së për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook.


“Të nderuar miq, qytetarë, familje të dëshmorëve, bashkluftëtarë, veteranë, invalidë, ju falënderojë për mbështetjen tuaj dhe për urimet për kandidimin tim për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, njëherit e falenderoj Degën në Drenas dhe kryetarin Nexhat Demaku për nominimin tim, po ashtu edhe Kryesinë qendrore e në veçanti krytarin z.Kadri Veseli për besimin e dhënë”.

“Çdo herë do të jem në shërbim të qytetarëve ashtu siç isha dje në luftë edhe sot me Fillimin e Ri.

Duke ditur që përfaqsimi nuk është privilegj por obligim dhe detyrim ndaj jush, ju ftoj për mbështetjen tuaj në rrugën për #FillimineRi.Përherë i juaji, me shumë Respekt!”, ka shkruar ai.