Muharrem Sahiti tregon cilët lojtarë do të ftohen për herë të parë te Kombëtarja e Kosovës në qershor: Është punë e kryer, ai është pjesë e jona

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka qenë i ftuar në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Sahiti ka thënë se është punë e kryer, duke zbuluar detaje shtesë.
“Është punë e kryer që Bledian Krasniqi është pjesë e Kombëtares, madje para se të vinte (Franco) Foda, unë kam biseduar me prindërit e tij”, ka rrëfyer Sahiti.
“Ai ka qenë në listë, por për shkak të pasaportës dhe disa problemeve që na dolën jashtë asaj që kishim menduar ne, ishte edhe kohë e shkurtër”.
“Ardhja e tij ka qenë edhe për ardhjen e Fodës, pasi selektori e ka njohur nga koha kur ka qenë në Cyrih...”, ka vazhduar më tej drejtori i Kombëtares.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


















































