Një sulm ajror izraelit në një veturë pranë Rafah në jug të Gazës, vrau dy gazetarë palestinezë në punë sot, sipas zyrtarëve Shëndetësorë të Gazës dhe sindikatës së gazetarëve të Gazës.
Hamza Al-Dahdouh dhe Mustafa Turaja ishin gazetarë të pavarur. Al-Dahdouh ka punuar me kohë të pjesshme për Al Jazeera dhe është djali i korrespondentit kryesor të Al Jazeera në Gaza, Wael Al-Dahdouh. Gazetari i pavarur Hazem Rajab u plagos, transmeton Telegrafi.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk iu përgjigjën menjëherë një pyetjeje të Reuters. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, e cila filloi më 7 tetor, ka qenë vdekjeprurëse për gazetarët.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) njoftoi se 77 gazetarë dhe punonjës të medias – 70 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë – janë vrarë deri dje.
Zyra e medias e qeverisë së udhëhequr nga Hamas në Gaza, tha se dy vdekjet e çuan numrin e gazetarëve të vrarë në ofensivën izraelite në 109.
Një video tronditëse e postuar në një kanal në YouTube të lidhur me Al Jazeera, tregoi Wael Al-Dahdouh duke qarë pranë trupit të djalit të tij dhe duke mbajtur dhe puthur dorën e tij.
Më vonë, pas varrimit të djalit të tij, ai tha se gazetarët në Gaza do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
“E gjithë bota duhet të shohë se çfarë po ndodh këtu”, tha ai.
Wael Al-Dahdouh është veçanërisht i njohur për shikuesit në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi mësoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë muajin e kaluar se gruaja, një djalë tjetër, vajza dhe nipi i tij ishin vrarë në një sulm ajror izraelit.
Gazetari i Reuters, Issam Abdallah është ndër gazetarët që vdiqën duke raportuar për konfliktin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSenatori i fuqishëm republikan votoi kundër njeriut që Trumpi e propozoi për Sekretar të Mbrojtjes
Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë - disa ishin në burg që nga viti 1985
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova