LAJMI I FUNDIT:

Muaji gusht nuk duhet t’ju ikë pa shtuar këto pesë veshje në gardërobë

Muaji gusht nuk duhet t’ju ikë pa shtuar këto pesë veshje në gardërobë

Muajt që na presin janë të mbushur me ngjarje dhe dilema për të gjetur veshjen e duhur, mes pasdites së ngrohtë dhe mbrëmjes së freskët është gjithmonë mes nesh

Cila është ajo veshje që mund të stilohet në forma të ndryshme duke iu përshtatur stinës së temperaturave të paqëndrueshme?


Gushti është muaji perfekt për të rishikuar gardërobën tuaj me një sy më kritik, duke vlerësuar përfundimisht se cilat janë veshjet e transitit mes verës dhe vjeshtës…

Në listën e mëposhtme kemi renditur 5 veshjet që duhet t’i blini patjetër në gusht, në mënyrë që vjeshta mos t’ju kapë pa përgatitur.

1. Një kombinezon për të gjitha rastet

Një kombinezon i përshtatshëm për punë, fundjavë dhe raste të veçanta është një veshje që s’duhet të mungojë në gardërobën tuaj…

Me apo pa aksesorë, në varësi të mënyrës sesi do e vishni, një kombinezon i zi do t’ju kryejë punë ne disa raste njëherësh.

2. Një fustan i lirshëm treçerekëshe me mëngë të gjata

Edhe pse temperaturat janë ende të nxehta, ne fillojmë të mendojmë për vjeshtën në muajin gusht…

Me freskimin e mëngjeseve dhe të mbrëmjeve, ky fustan do të jetë “shpëtim” për periudhën tranzitore mes dy stinëve.

3. Këpucë me print leopardi

Në listën tuaj të blerjeve? Patjetër një palë këpucë me printin e leopardit.

Një veshje e stilit klasik do të kombinonte perfekt me to pasi ky print e sofistikon veshjen!

4. Shapkat e mbyllura

Të dukesh elegante, por njëkohësisht të jesh rehat? Sigurisht një palë shapka të mbyllura do të ishin zgjedhja e duhur.

Të kombinueshme me pantallona e funde të shkurtra, fustane, por edhe xhinse, shapkat e mbyllura pa takë mund t’i përshtaten shijeve tuaja në të gjitha stilet e të veshurit.

5. Një xhaketë e hollë

Një xhaketë e hollë linoje apo pambuku është zgjidhja ideale për të mirëpritur vjeshtën.

Në një paletë ngjyrash të lehta, një xhaketë mbi një veshje verore është gjithmonë një ide e mirë. /Telegrafi/