LAJMI I FUNDIT:

MSh mbështet me 30 mijë euro Florent Hoxhën

MSh mbështet me 30 mijë euro Florent Hoxhën

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndarë 30 mijë euro për Florent Hoxhën, studentin që është diagnostifikuar me leukeminë akute.

“Me qëllim të eliminimit të keqinformimit dhe keqpërdorimit nga palë të ndryshme të rasteve që aplikojnë për trajtim jashtë vendit për sëmundjet që nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë informon publikun se, bazuar në legjislacionin në fuqi dhe dokumentacionin mjekësor, të prezantuar me rastin e aplikimit, ka mbështetur në vlerë prej 3 mijë mijë eurove trajtimin mjekësor jashtë vendit të pacientit F.H., i prekur nga Leukemia akute”, thuhet në një njoftim të MSH-së.


I njëjti, në MSh ka aplikuar për trajtim mjekësor jashtë vendit më 6 dhjetor ndërsa miratimi i trajtimit jashtë vendit dhe fletëzotimi për ta realizuar trajtimin i është lëshuar pas dy dite, më 8 dhjetor .

Shuma e ndarë është konform kritereve që i parasheh Udhëzimi Administrativ 03/2017 Trajtimi Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Krahas kësaj, MSh ka ofruar për pacientin në fjalë edhe opsionin e trajtimit falas në Republikën e Turqisë, sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis dy shteteve, me të cilën Turqia mbulon falas trajtimin e 100 pacientëve kosovarë në vit, në spitalet publike të këtij shteti.

MSh, gjithsesi, respekton të drejtën e pacientit për të zgjedhur spitalin për mjekim.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori