Një 78-vjeçar i verbër, Jamal Furani nga Haifa, riktheu shikimin e tij pasi atij iu “mboll” një kornea artificiale, e zhvilluar nga CorNeat Vision, tha firma e implantimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kornea artificiale, e cila futet në murin e syve, u implantua në fillim të këtij muaji nga profesor Irit Bahar, drejtor i Departamentit të Okulistikës në Qendrën Mjekësore Rabin në Izrael.
Pas heqjes së fashove, Furani ishte në gjendje të lexonte tekstin dhe të njihte anëtarët e familjes, është thënë në një deklaratë në fillim të këtij muaji.
Furani, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera, kishte një korne të dëmtuar, duke shkaktuar një dekadë të humbjes së shikimit dhe duke e përcaktuar atë si të verbër ligjërisht.
Siç shkruan The Times of Israel, produkti i CorNeat, i bërë nga 100% material poroz sintetik, jo i degradueshëm, zëvendëson korneat e deformuara dhe nuk kërkon ind dhurues.
Ai përdor teknologjinë e qelizave dhe inxhinierinë kimike nanoskallë për të imituar mjedisin ekzistues të qelizave.
Kur mbillet, materiali integrohet me indin e gjallë dhe stimulon përhapjen qelizore, duke çuar në integrim edhe më të madh.
Implanti kështu nuk shkakton një përgjigje të kundërt të sistemit imunitar, ka thënë kompania.
Sëmundjet e kornesë përbëjnë shkakun e dytë kryesor të verbërisë në shumicën e vendeve në zhvillim të botës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 2 milionë pacientë në vit vuajnë nga verbëria e kornesë.
“Zbulimi i këtij syri të parë të implantuar dhe të qenit në atë dhomë, në atë moment, ishte surreal”, ka thënë Dr. Gilad Litvin, bashkëthemeluesi i CorNeat Vision, shefi kryesor mjekësor dhe shpikësi i CorNeat KPro.
“… kishte shumë lot në dhomë. Ky është një moment historik jashtëzakonisht i rëndësishëm për CorNeat Vision”, ka thënë më tej ai.
Procesi i implantimit është mjaft i thjeshtë dhe zgjat më pak se një orë, ka thënë kompania në një video në YouTube.
Një total prej 10 pacientëve janë aprovuar për provën klinike në Rabin Medical Center në Izrael me dy vende shtesë të planifikuara të hapen këtë muaj në Kanada dhe gjashtë të tjerë në faza të ndryshme të procesit të miratimit në Francë, SHBA dhe Holandë, tha Almog Aley-Raz, bashkëthemeluesi i CorNeat Vision, shefi ekzekutiv dhe VP R&D, në deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë