Blaugranët zhvilluan një gjysmë të parë fantastike duke realizuar një gol përmes Thiagos (29’), i cili u asistua nga Leo Messi.

Ndërkaq, në pjesën e dytë ishin vendasit ata që kërkonin të kthenin rezultatin në favor të tyre, dhe këtë e arritën.


Fillimisht, Diego Ifran barazoi rezultatin (71’), ndërsa më pas Xabi Prieto shënoi golin e fitores nga pika e bardhë (82’).

Sido që të jetë, Barca ruan diferencën prej tetë pikësh ndaj Real Madridit, pasi që edhe Mbretërit u mposhtën në terren të vet nga Zaragoza. /Telegrafi/

telegrafi sport app