Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas lajmeve për blerjen e tri veturave të markës BMW.
Përmes një reagimi për media MPJD, ka theksuar se procedura (e negociuar) për blerjen e tri veturave të markës BMW, ka nisur me datën 24 maj 2019, nga departamentet përgjegjëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Procedurat janë zhvilluar në pajtim me ligjet në fuqi, në akordancë të plotë me Ligjin e prokurimit publik, për blerje të tilla, dhe kanë nisur pas kërkesës që është shprehur nga departamentet përkatëse të Ministrisë, të cilat kanë konsideruar se pritja e delegacioneve të huaja qeveritare të cilat vizitojnë Kosovën duhet të bëhet në mënyrë dinjitoze, pasi kjo tregon edhe përshtypjet e para dhe imazhin e vendit të ri.
Kontrata për blerjen e tyre është firmosur me datën 14 qershor të vitit 2019 ndërmjet BMW AG Munchen dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, kur MPJD drejtohej nga ish ministri Behgjet Pacolli”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.
Ministria thekson se veturat janë sjellë në Kosovë në dhjetor të vitit 2019, kanë qenë gjithmonë brenda objekteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe për përdorimin e tyre është vendosur varësisht nga nevoja.
“Tri veturat, tashmë në pronësi të MPJD janë blerë me çmim të arsyeshëm të tregut, me një zbritje, e cila ka qenë edhe arsyeja e zgjedhjes së ministrisë për t’i blerë këto vetura.
Për dijenin tuaj, kompanitë e markave të njohura të veturave, siç është BMW, ofrojnë gjithmonë çmime jashtë konkurrencës për misionet diplomatike, pasi këtë e konsiderojnë edhe si marketing dhe imazh të mirë për kompaninë.
Dera e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës është gjithmonë e hapur për medie dhe çfardolloj informacioni që kërkohet prej saj, e i cili mund të ndahet me publikun. Por, gjithashtu pret edhe nga mediet të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, të përdorin burimet zyrtare e kredibile të informacionit dhe të mos bien pre e gazetarisë euforike e spekulative”, thuhet në fund të reagimit të MPJD-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!