LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore: Në kohë të pandemisë studentët s’kanë para për semestër, ndërsa Qeveria blen vetura

Demokracia Studentore: Në kohë të pandemisë studentët s’kanë para për semestër, ndërsa Qeveria blen vetura

Demokracia Studentore ka reaguar pas blerjeve së veturave të reja nga Qeveria e Kosovës.

Në reagimin e Demokracisë Studentore thuhet se në këtë kohë pandemie studentët nuk kanë para për semestra, ndërsa Qeveria në kohe krize blenë vetura me vlerë 130 mijë euro.


“Si organizatë studentore jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale të studentëve të Kosovës në rrethanat e pandemisë. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë studentët nuk kanë para për semestra, e në anën tjetër qeveria në vend se të mendoi një opsion për t’i nxjerrë nga kriza blenë vetura BMW me vlerë 130 mijë euro për copë”, thuhet në reagim.

MPJD thotë se veturat e markës BMW u blen në kohën e ish-ministrit Behgjet Pacolli
Lexo po ashtu MPJD thotë se veturat e markës BMW u blen në kohën e ish-ministrit Behgjet Pacolli

Më tej “Organizata Demokracia Studentore e quan skandaloze blerjen e veturave luksoze nga kjo Qeveri në këtë kohë shumë të rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19”.

“Ne si organizatë jemi shumë të shqetësuar për luksin e tepërt të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë shumë të rëndë ekonomike ku studentët nuk kanë para të paguajnë një semestër e qeveria blenë vetura luksoze të markës BMW. Studentët ende nuk janë liruar nga pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës që ta ndaj një fond për t’i mbështetur studentët në këtë kohë të pandemisë që të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të pandemisë. Studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre”.

Tutje në reagim thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studentëve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë shumë të rëndë të pandemisë dhe të merr një vendim që t’i lirojë nga të gjitha pagesat”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori