LAJMI I FUNDIT:

MPB: Zbardhet rasti me kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, kallëzim penal ndaj Samka Ibraimoskit

MPB: Zbardhet rasti me kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, kallëzim penal ndaj Samka Ibraimoskit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zbardhi plotësisht rastin e denoncuar në Departamentin për krime kompjuterike me datë 24.06.2024 nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese D.K., i cili ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të drejtuar nga S.I. përmes një rrjeti social.

Nga MPB thonë se menjëherë pas denoncimit, MPB ka marrë masat përkatëse dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me S.I në SPB Tetovë.

Samka Ibraimoski për akuzat për kërcënim të gjykatësve: Nuk e kam kërcënuar askënd, vetëm kam bërë një pyetje
Lexo po ashtu Samka Ibraimoski për akuzat për kërcënim të gjykatësve: Nuk e kam kërcënuar askënd, vetëm kam bërë një pyetje

“Sot (26.06.2024), Departamenti për krime kompjuterike ka bërë kallëzim penal kundër S.I. (69) për veprën e kryer “rrezikimi i sigurisë” neni 144 paragrafi 5 i paraparë dhe i dënueshëm me Kodin Penal”.


“I denoncuari S.I në profilin e tij në Facebook ka dërguar kërcënime dhe thirrje të rënda për dhunë ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Dje i dyshuari për kërcënim të sigurisë së gjyqtarëve, Samka Ibraimoski, në një paraqitje para mediave tha se nuk e ka kërcënuar askënd dhe se vetëm ka bërë një pyetje në rrjetet sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori