LAJMI I FUNDIT:

MPB: Shoferi i taksisë godet 22 vjeçaren, pasi kjo e fundit refuzoi të paguajë transportin

MPB: Shoferi i taksisë godet 22 vjeçaren, pasi kjo e fundit refuzoi të paguajë transportin

Njëzet e dy vjeçare nga Shkupi dje është goditur nga një shofer taksie pasi nuk ka pranuar për transport nga qendra e qytetit në Çair të paguajë 700 denarë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se rreth orës 05:15, 22-vjeçarja E.T. Ajo ka hipur në një taksi pa firmë dhe pasi kanë zbritur në Çair, ku është dashur të zbresë, shoferi i ka kërkuar të paguajë 700 denarë, të cilën ajo e ka refuzuar me arsyetimin se janë shumë para.

Në momentin kur ka filluar të dalë nga automjeti, shoferi e ka ndezur automjetin pas çfarë vajza është rrëzuar, ndërsa ai është kthyer mbrapsht me automjetin dhe e ka goditur.


“E.T. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” theksohet në informacionin e publikuar në buletinin ditor të MPB-së.