LAJMI I FUNDIT:

MPB-ja në Maqedoni me standarde të dyfishta për protestat e kombinatit ”Jugohrom”?!

MPB-ja në Maqedoni me standarde të dyfishta për protestat e kombinatit ”Jugohrom”?!

Në Kushtetutën e Maqedonisë është përfshirë një ligj që rregullon çështjet rreth mënyrës së shprehjes së mendimit të qytetarëve përmes protestave, të cilat duhet të jenë paqësore. Bëhet fjalë për Ligjin për tubime publike.

Këtë të enjte, Sindikata e punëtorëve të kombinatit ”Jugohrom” ka paralajmëruar një protestë tjetër për të kërkuar rifillimin me punë të kombinatit, pas ndalesës disamujore nga ana e Inspektoriatit të Mjedisit, njofton Telegrafi Maqedoni, ndërkaq ligji i lartëpërmendur, respektivisht Neni 2-a i Ligjit për tubime publike thotë:

Tubime publike me qëllim të shprehjes së mendimit ose protestë mund të mbahet në çfarëdo vendi që është i përshtatshëm për këtë qëllim, përveç:
-afër shtëpive të shëndetit, në mënyrë që e pamundëson qasjen e veturave të ndihmës së shpejtë dhe e prishë qetësinë e të sëmurëve,
-afër çerdheve të fëmijëve dhe shkollave deri sa fëmijët janë brenda, dhe
-në autostrada dhe rrugë magjistrale, në një mënyrë që rrezikon komunikacionin rrugor.


Bazuar në këtë ligj, sindikalistët e Jugohromit kanë të drejtë të protestojnë dhe thonë se do të bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup, te pikëpagesa e Zhelinës. Bajram Hamiti, drejtues i sindikatës së punëtorëve në Jugohrom konfirmoi për Telegrafi Maqedoni se të enjten do të protestojnë sërish, ndërkaq kërkesat janë të ngjashme, pra të fillohet me punë në Jugohrom, duke shtuar se paralelisht duhet të bëhet edhe instalimi i filtrave.

Në pyetjen nëse Hamiti ka dijeni se Ligji për tubimet publike e ndalon një protestë në autostrada, drejtuesi i sindikatës thotë se nuk ka dijeni për këtë nen të ligjit, porse në polici e kanë lajmëruar çdo herë protestën dhe se policia nuk i ka penguar. Më tej, Hamiti shprehet se rruga rajonale do të jetë e lirë për lëvizje të automjeteve, pasi që nuk e kanë për qëllim të pengojnë qytetarët në kryerjen e obligimeve të tyre.

”Është e vërtetë se do të protestojmë këtë të enjte. Unë nuk kam dijeni për ekzistimin e një ligji të këtillë, por policinë e kemi njoftuar për protestën dhe ata nuk na kanë penguar. Ne nuk kemi për qëllim të pengojmë njerëzit në komunikacion, prandaj për të lëvizur automjetet, policia do të ridrejtojë komunikacionin nga autostrada në rrugën rajonale”, përgjigjet për Telegrafin Maqedoni, Bajram Hamiti nga Sindikata e punëtorëve të kombinatit ”Jugohrom”.

Hamiti është i vendosur në qëndrimet se duhet patjetër të vazhdohet me punë, njëkohësisht duke vendosur edhe filtrat, për të cilën çështje Inspektoriati i mjedisit ka sjellë vendim që Jogohromi të ndërprejë punën. Protesta do të fillojë në ora 11:00 dhe do të mbarojë në ora 13:00.

Në lidhje me çështjen nëse kjo protestë, si edhe protestat e mëhershme të sindikalistëve të Jugohromit, përputhet me Ligjin për tubimet publike, të përmedur më lartë, Telegrafi Maqedoni, kontaktoi Ministrinë e punëve të brendshme (MPB), dhe profesorin universitar në UEJL, Sami Mehmeti. Për të patur një pasqyrë më të qartë nëse ky ligj zbatohet drejtë për të gjitha palët, biseduam edhe me Elmedina Abdullain nga shoqata ”Nëna dhe Fëmija”.

Zëdhënësi i MPB-së për rajonin e Tetovës, Marjan Jovanovski, është përgjigjur për një ligj krejtësisht tjetër, atë të sigurisë së komunikacionit rrugor, i cili nuk ka të bëjë aspak me çështje të protestave.

”Çdo pengim dhe pamundësim të lëvizjes normale dhe të sigurtë të komunikacionit është në kundërshtim me Ligjin për siguri të komunikacionit rrugor, Neni 3, sipas të cilit, çdo pengesë sanksionohet me padi për kundërvajtje dhe me gjobë prej 330 euro, në kundërvlerë denari”, u përgjigj Josifovski, duke na cituar Nenin në fjalë.

Tutje, Neni 6 i Ligjit për tubime publike parasheh që Ministria e punëve të brendshme është e detyruar të ndërpresë tubimin publik kur i njëjti ka për qëllim rrezikimin e mjedisit jetësor.

Duke patur parasysh se sipas Programit për ulje të përshkallëzuar të emetimit të stubstancave të caktuara ndotëse në nivel të Republikës së Maqedonisë të përpiluar nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (Maj, 2012) kombinati ”Jugohrom” konsiderohet si një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në Maqedoni, ku tregohet se me 55% është ulur ndojta në vitin 2009, kur ky kombinat nuk ka punuar, atëherë protesta e sindikalistëve është në kundërshtim edhe me Nenin 6 të të njëjtit ligj, pasi që rrezikohet mjedisi jetësor.

Ky fakt mbështetet edhe nga Plani kombëtar për mbrojtje të ajrit mjedisor në Republikën e Maqedonisë, për periudhën 2013 deri 2018 (dhjetor, 2012), ku Jugohromi radhitet ndër ndotësit më të mëdhenj në vend, me 60% ndotje të përbashkët të disa kombinateve metalurgjike.

Për të patur një interpretim më të saktë të ligjit në fjalë, Telegrafi Maqedoni kontaktoi edhe profesorin universitar të fakultetit juridik në UEJL, Sami Memeti, i cili gjithashtu shprehet se protesta të këtilla nuk duhet të lejohen pasi që është në kundërshtim me Ligjin për tubimet publike.

”Sipas ligjit për tubime publike Ministria e punëve të brendshme është e detyruar të ndërpresë tubimin publik kur i njëjti ka për qëllim rrezikimin e ambientit jetësor. Përvec kësaj, tubimi publik ose protesta nuk mund të mbahet në autostrada dhe rrugë magjistrale në mënyrë me te cilin rrezikon zhvillimin normal të komunikacionit rrugor”, shprehet juristi Memeti.

Кur vjen në shprehje zbatimi i këtij ligji, siç duket MPB-ja përdor standarde të dyfishta. Nëse sindikalistët kanë të drejtë që të protestojnë dhe të bllokojnë autostradën, një mënyrë e këtillë proteste nuk iu lejua shoqatës ”Nëna dhe fëmija”, e cila protestoi kundër ndotjes dhe kërkoi që të mbyllet kombinati ”Jugohrom”. Elmedina Abdullai nga kjo shoqatë thotë se policia nuk i ka lejuar të bllokojnë autostradën, bazuar në Ligjin për tubimet publike, njëkohësisht duke i kërcënuar me dënim.

‘’Policia nuk na lejoi që të bllokojmë autostradën, por na tha se duhet që të marshojmë, prandaj në momentin e fundit, e ndërruam planin dhe marshuam, madje na kërcënuan se do të dënohemi nëse do ta bllokojmë autostradën’’, sqaron Abdullai.

Për të patur edhe një sqarim plotësues për këtë ligj dhe për të hequr dilemat nëse MPB-ja përdor standarde të dyfishta në zbatimin e këtij Ligji, Telegrafi Maqedoni iu drejtua edhe një herë Ministrisë së punëve të brendshme për të patur një përgjigje plotësuese, megjithatë përgjigje nuk erdhi nga asnjë përfaqësues i MBP-së për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori