LAJMI I FUNDIT:

MPB: Dy kallëzime penale kundër një polici nga Gjevgjelia

MPB: Dy kallëzime penale kundër një polici nga Gjevgjelia

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.L., punonjës policie në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve”.

“Z.L. në cilësinë e punonjësit të policisë dhe kryetarit të komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ka keqpërdor detyrën dhe kompetencat e tij në atë mënyrë që në dy raste brenda afatit të paraparë me ligj nuk ka kryer procedurë për përcaktimin përgjegjësisë disiplinore ndaj S.A., punonjëse e stacionit të kontrollit kufitar dhe mbikëqyrjes kufitare të Policisë në Bogorodicë, për të cilën Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale ka paraqitur më parë kallëzim penal për marrje ryshfeti.


Gjithashtu, Z.L. ka falsifikuar nënshkrimin e një anëtari të komisionit, i cili nuk ka marrë pjesë personalisht në vendimin për pushimin e procedimit ndaj S.A. dhe as e ka firmosur personalisht. Në këtë mënyrë i akuzuari i ka shkaktuar dëm reputacionit të MPB-së.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale do të paraqesë propozim që kundër Z.L. të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori