Mourinho për fituesin e Topit të Artë: Ndihesha në të njëjtën mënyrë kur e fitoi Modric

“Ballon D’Or 2022” quhet dokumentari i transmetuar sot në Francë. Fituesi i atij çmimi ishte Karim Benzema, lojtari që shënoi 50 gola për Real Madridin ku 15 prej tyre erdhën në Ligën e Kampionëve.
Në filmin e transmetuar shfaqen disa fytyra të njohura nga bota e futbollit dhe një nga ata që komentoi shpalljen e Benzemas si më i miri në botë ishte Jose Mourinho.
Nga viti 2010 deri në vitin 2013, portugezi drejtoi Benzeman te Reali dhe fitoi tre trofe me të. Ai e krahasoi fitimin e çmimit nga Benzema me vitin 2018, kur Luka Modrić u shpall më i miri.
“Më gëzonte sepse ndonjëherë kam përshtypjen se Topi i Artë jepet për talentin, por diçka mungon. Ndjeva të njëjtën kënaqësi si kur e fitoi Modrić. Një lojtar ekipi. Dhe futbolli është pikërisht ky, një sport ekipor”, ka thënë Mourinho.
Fituesi i Topit të Artë 2023 do të zgjidhet më 30 tetor. Kandidatët kryesor për ta fituar atë janë Erling Haaland, fituesi i tripletës me Manchester Cityn autor i 52 golave në 53 paraqitje sezonin e kaluar dhe Lionel Messi.
Argjentinasi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës sezonin e kaluar, si dhe ishte kampion i Francës me PSG-në. Ai shënoi 21 gola dhe pati 20 asistime.
Meqë jemi tek Mourinho, aventura e tij tek “Los Blancos” përkrah shumë gjërave mbahet mend për faktin se e fituan titullin e ligës në sezonin 2011/12 me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar gjatë këtij procesi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë ‘joprofesionist’

Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren