Jose Mourinho është nderuar në vendlindje me emërtimin e një rruge sipas tij.

Trajneri i Manchester Unitedit ka qenë sot në qytetin portugez të Setubalit, ku rruga “Rua da Saude” tani e tutje do të quhet “Avenida Jose Mourinho”.


Sipas zyrtarëve komunalë, kjo është bërë në shenjë të mirënjohjes së punës së trajnerit në klube të ndryshme të futbollit.

jose 2

Me këtë rast, Mourinho ka falënderuar të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje duke zbuluar nofkën që i kishin dhënë portugezët para se ta merr në Angli, “Speciale One”.

"Kam ardhur këtu, sepse e dua Setubalin, sepse miqtë e mi më quajnë Ze dhe nga këtu kam marrin fuqinë për "Special One"”, tha Mou.

"Unë jam shumë mirënjohës. Është një situatë pak e çuditshme për mua, sepse Setubali vazhdon të jetë i vetmi qytet ku ndihem si unë, Ze, Ze Mario”.

"Ku njerëzit më trajtojnë normalisht dhe më bëjnë të ndihem mirë është qyteti i Setubales”, tha portugezi.

Ish-trajneri i Chelsea u pyet gjithashtu nëse do të kthehet në vendlindje në të ardhmen e afërt.

"Unë nuk e di se çfarë do të bëjë pas futbollit. Do të ndjek fëmijët dhe nipërit e mbesat - por Setubali është gjithmonë shtëpia jonë", përfundoi Mourinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app