LAJMI I FUNDIT:

Mourinho inkurajon Lampardin t’i përdorë më shumë dy lojtarë të rinj te Chelsea

Mourinho inkurajon Lampardin t’i përdorë më shumë dy lojtarë të rinj te Chelsea

Jose Mourinho beson se ndalimi i transferimeve të Chelseat mund të mos jetë një gjë e keqe dhe ka inkurajuar Frank Lampard të shfrytëzojë sa më shumë lojtarët e rinj dhe të talentuar që ka në dispozicion të tij.

Christian Pulisic, i nënshkruar në janar, është e vetmja shtesë e re në Stamford Bridge këtë verë, megjithëse Blutë ishin në gjendje ta kthenin marrëveshjen e huazimit të Mateo Kovacic nga Real Madrid në një veprim të përhershëm.

Megjithatë, Mourinho ka thënë ish-skuadra e tij është një “klub shumë i veçantë”, të cilët kanë shumë lojtarë në gjirin e tyre dhe ka mbështetur dy lojtarë që kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre në Chelsea – Kurt Zouma dhe Tammy Abraham.


Barkley po shkëlqen nën urdhrat e Lampardit, pas golit të bukur ndaj Barçës - shënon edhe kundër Readingut nga goditja e lirë
Lexo po ashtu Barkley po shkëlqen nën urdhrat e Lampardit, pas golit të bukur ndaj Barçës - shënon edhe kundër Readingut nga goditja e lirë

“Mendoj se çdo menaxher në botë i pëlqen të luajë me fëmijë nga akademia. Pyetja është: cili është produkti nga akademia? Me çfarë mund të punoni për të përmirësuar?”, ka thënë fillimisht  Mourinho për Sky Sports.

“Mendoj se Chelsea është një klub shumë i veçantë. Unë thjesht jap një shembull: Chelsea ka nevojë për një qendërmbrojtës – Kurt Zouma! Ju nuk keni nevojë të blini, nuk keni nevojë të shpenzoni. Zouma është aty”.

“Ai është kampion i Anglisë, ai ka luajtur për Chelsea, ka luajtur për Stoke dhe Everton në Ligën Premier dhe ka luajtur për Francën. Ai është lojtari juaj, ai është në huazim, ku do të blini një lojtar më të mirë se ai?”.

“Dëshironi një sulmues të ri – Tammy Abraham! Ai është i tyre. E njeh klubin. U formua në klub, u arsimua në klub. Ai ishte në huazim, luajti tashmë disa ndeshje në Ligën Premier. Ai është gati”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori