LAJMI I FUNDIT:

Motra e vogël jua rritë shanset për tu bërë e trashë

Motra e vogël jua rritë shanset për tu bërë e trashë

Për një vajzë, të pasurit një motër të vogël mund të jetë gjë mjaft argëtuese.

Ju mund të flisni shumë gjëra së bashku dhe t’i ndani rrobat me njëra-tjetrën, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë nëse ju themi se jeni më të rrezikuara të bëheni mbipeshë vetëm për shkak se keni lindur para motrës së vogël?


Një studim i kryer me 13,406 palë motra suedeze të lindura mes viteve 1991 dhe 2009 ka konstatuar se ato që lindin të parat kanë indeks më të madh të masës trupore (BMI) dhe janë më të prira të jenë obeze apo mbipeshë.

Sipas studimit, motrat e mëdha kanë peshë më të ulët në lindje, por kur rriten dhe bëhen nëna vet, ato kanë deri në 2.4% BMI më të lartë sesa motrat e vogla.

Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë treguar se motrat e mëdha, pra ato që kanë lindur të parat, janë 29% më të prira të jenë mbipeshë sesa motrat e vogla, dhe 40% më të prira të jenë obeze.

Një prej teorive se përse ndodh kjo, thotë se enët e gjakut të cilat e furnizojnë fetusin me vlera ushqyese janë më të holla në rastet e shtatzënive të para. Si rezultat, ekziston një mundësi e reduktimit të furnizimit të vlerave ushqyese, gjë e cila e bën individin më të rrezikuar të ruajë më shumë yndyrë dhe të ketë insulinë që punon në mënyrë më pak efikase më vonë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Në çift
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori