LAJMI I FUNDIT:

Motorola patenton pajisjen e palosshme, që ka ngjashmëri të madhe me modelin klasik Razr (Foto)

Motorola patenton pajisjen e palosshme, që ka ngjashmëri të madhe me modelin klasik Razr (Foto)

Patenta e re që është realizuar së fundmi, tregon se Motorola është duke punuar që ta kthejë Razr.

Dizajni i pajisjes ultra të hollë ngjanë shumë me modelin klasik, pos një ekrani të palosshëm në pjesën anësore dhe një pjese që del prej sipërfaqes, transmeton Telegrafi.


Në dokumentet e miratuara prej World Intellectual Property Organization, nuk përmendet askund fjala Razr.

Ilustrimet me të cilën është aplikuar për patentë, shihet ngjashmëritë e mëdha me modelin e viteve 2000, madje edhe elementet specifike si pjesa në mes që e mundëson palosjen dhe pjesë e ngritur në pjesën e poshtme.

Sikurse te Razr V3, është një ekran i vogël në panelin e jashtëm, sipas të gjitha gjasave, për të dhënë njoftimet elementare, kur telefoni është i mbyllur. Numëratori i pjesës së poshtme, tashmë është zëvendësuar me një ekran ekstra të gjatë.

Kjo patentë që nuk tregon shumë rreth pajisjes së re, është kërkuar nga Motorola Mobility, që prej vitit 2014 është në pronësi të Lenovo. /Telegrafi/