LAJMI I FUNDIT:

Moti i paqëndrueshëm në Shqipëri

Moti i paqëndrueshëm në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit në zonat luginore.


Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 3-12m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe problematike dhe shpejtësi deri 16-20m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 14 në 33 gradë Ceksius. /Telegrafi/