Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria në fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike  të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe në zonat  luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/