Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.


Reshje të dobëta e lokale shiu pritet të ketë në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje - lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës, ndërkaq do të ketë prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1ballë. /Telegrafi/