Moti në Kosovë – diell dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme ka parashikuar mot fillimisht me diell gjatë ditës, por që në pjesën e dytë të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, nuk do të jenë në sasi të mëdha të reshjeve.
Reshjet do të përfshijë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruara me erëra lokalisht mesatare.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare", thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































