LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Pas një moti stabil dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës së sotme, në ditët në vijim rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen në lindje të rajonit.

Në aspektin termik vendi ynë mbetet ndërmjet masave të ftohta ajrore në veri të rajonit dhe atyre më të ngrohta që po depërtojnë nga Mesdheu. Nën këto kushte do të mbajë mot kryesisht me vranësira e nga mbrëmja e ditës së nesërme priten reshje të përziera bore dhe shiu.

Në fundjavë një vorbull ciklonike nga Atlantiku pritet të depërtojë në jug të rajonit, ku pritet të sjellë sërish mundësi për reshje shiu, të cilat ditën e diel mund të shndërrohen edhe në reshje bore.


Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e një moti më dinamik në fundjavë, ka mundësi që të zbresin edhe në të mira.

13.12 – Pas mëngjesit me intervale me diell, gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

14.12 – Mot kryesisht i vranët. Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje lokale bore. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore, e vende-vende edhe shi i akullt.

15.12-16.12 – Ditën e shtunë mot kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta shiu. Reshjet e shiu mëngjesin e ditës së diel pritet të shndërrohen në borë, që do të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

17.12 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale të shkurta me diell.

Temperaturat e ajrit në përgjithësi do të luhaten ndërmjet vlerave mesatare, me minimale nga -7C deri në +2C, e ato maksimale nga 4C deri në 6C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike, mbetet e lartë mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori