LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë godet Greqinë, ujërat “marrin me vete” gruan – në ndihmë i del një kalimtar rasti

Moti i ligë godet Greqinë, ujërat “marrin me vete” gruan – në ndihmë i del një kalimtar rasti

Pasi stuhia Daniel goditi Greqinë, pamjet e përmbytjeve katastrofike të vendit kanë qarkulluar në mediat sociale që nga e hëna.

Në Greqi nisën rrëshqitjet e dheut, u shkatërruan shtyllat elektrike, si dhe dhjetëra vetura u ‘rrëmbyen’ nga ujërat e rrëmbyeshëm, transmeton Telegrafi.


Para kësaj në veri të Greqisë kanë shpërthyer zjarre, ku ka pasur edhe të vdekur. Një nga pamjet e përmbytjeve në Athinë, tregon momentin kur një grua e “merr” me vete uji.

Gruaja po tentonte të mbahej për tabelën e trafikut dhe një kalimtar i rastit i ka ardhur në ndihmë dhe e ka shpëtuar.

Shërbimi Meteorologjik i Greqisë ka bërë të ditur se vendi është prekur nga ngjarjet më ekstreme të motit për sa i përket reshjeve prej se regjistrohen të dhënat në këtë shërbim.

Në Greqi, policia mbylli trafikun në qytetin qendror Volos, rajonin e afërt malor të Pelionit dhe ishullin turistik të Skiathos, pasi shirat shkaktuan të paktën një vdekje dhe veturat u ‘lanë’ nga uji.

Zjarrfikësit thanë se një burrë vdiq pranë Volos kur një mur ra mbi të. Pesë persona rezultojnë të zhdukur, me siguri të përfshirë nga përmbytja.

Autoritetet dërguan alarme nëpër telefonat e qytetarëve në disa zona të tjera të Greqisë qendrore duke paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori