LAJMI I FUNDIT:

Mot i ndryshueshëm, diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Mot i ndryshueshëm, diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/