Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të shtunën Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

ShMU njofton se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.


Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në jug reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetari dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-5 ballë. /Telegrafi/