Mot me diell dhe vranësira në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































