Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12m/s.

Deti - Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/