Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të vijojë me diell në shumicën e zonave.

Në orët e pasdites mund të shfaqen kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë relievit malor, por pa reshje të pritshme.


Era do të fryjë e lehtë deri mesatarenga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa temperaturat do të mbeten në vlera tipike të stinës.

Ekzistojnë mundësi të vogla që në disa zona të kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. /Telegrafi/