Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme. /Telegrafi/