Moszbatimi i masave për kursim të rrymës, parashihen sanksione në Projektligjin e ri për Energjinë

Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë.
Para anëtarëve të Komisionit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se përmes këtij Projektligji do të zgjaten afatet për masat emergjente për krizën energjetike, ku vendimi parasheh që masat emergjente të jenë 90 ditë, me mundësi vazhdimi edhe për 90 ditë të tjera, ndryshe nga tash që janë vetëm nga 30 ditë.
Në anën tjetër, ajo tha se në masat për kursimin e energjisë në situatat emergjente do të përfshihet ndalimi i ndriçimi dekorativ, reklamues dhe kufizimi i ndriçimit publik. Për këto përveç inspektoratit, ajo tha se do të angazhohet edhe Policia e Kosovës.
“Prek dy çështje të rëndësishme në lidhje me masat emergjente të furnizimit me energjinë, afatin e masave emergjente, si dhe masat për kursimin e energjisë dhe zbatimin e tyre. Së pari, propozimi për ndryshim-plotësim optimizëm afatin e masave emergjente që në rastet kur nuk lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme, në vend që qeveria të kërkojë vendin të Kuvendit çdo tridhjetë ditë, Projektligji parasheh që vendimi të vlejë 90 ditë me mundësi vazhdimi për 90 ditë të tjera. Projektligji parasheh masa të detyrueshme të kursimit të energjisë gjatë situatës emergjente dhe sanksione për moszbatimin e tyre. Masat e kursimit mund të caktohen me vendim të ministrit, ku përfshihen ndalimi i ndriçimit dekorativ, reklamues. Ndalimi dhe kufizimi i ndriçimit publik, përveç ndriçimit të domosdoshëm për sigurinë e publikut dhe komunikacionit. Sanksionet për moszbatimin e masave përfshijnë gjobën, sekuestrimin e pajisjeve si dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë”, tha Rizvanolli.
Por, kundërshtime ndaj këtij Projektligji shprehu kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai tha se i njëjti nuk sjell ndonjë ndryshim të madh, përveç komoditetit më të madh politik të Qeverisë së Kosovës.
“Kam prit se do të na sjellësh një ligj komplet të ri, konform rregullave, tregut, situatës dhe strategjisë së re që po pret të votohet në Kuvend. Këtu nuk shoh ndonjë ndryshim të madh, përveç që do t’i jep një komoditet vendimmarrjes politike, të tjerat do të mbesin në të njëjtën shkallë dhe dinamikë. Do të ishte mirë t’i shfrytëzoni këto kapacitete që të hartoni një ligj që do të kishte qenë shumë më proaktiv dhe efikas në rrethanat që aktualisht jemi”, theksoi Shala.
Shqetësime për Projektligji ngriti edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai kërkoi që Policia e Kosovës mos të ketë angazhim shtesë në sanksionimin e moszbatimit të vendimeve për kursim të energjisë.
“Ky është një Projektligj i vonuar sepse ne kemi humbur shumë kohë sa i përket vendimeve at-hoc të Qeverisë, por edhe të Kuvendit që nuk kanë shkuar në favor të qytetarëve të Kosovës, por që edhe i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës. Si ligj keni pasur kohë shumë më herët që të procedoni dhe ne mos të merremi më tepër sa i përket vendimeve”, shtoi ai.
Duke iu kundërpërgjigjur, ministrja tha se Policia e Kosovës ka pasur rol në asistimin e sanksionimit edhe në kuadër të ligjeve të tjera. Ndërkohë, tha se gjatë agjendës legjislative të këtij viti është paraparë edhe miratimi i ligjeve të tjera për energji. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit